Kurti: Ende e kemi mundësinë ta kemi Feride Rushitin presidente, kryetarët e partive opozitare e kanë humbur arsyen

28 prill 2026 | 16:56

Kryeministri Albin Kurti, ka folur në një konferencë për media për “përpjekjet” e tij për zgjedhjen e presidentit.

Ai ka folur për biografinë e kandidates së propozuar nga partia e tij, Feride Rushitit, të cilën ka thënë se “ende e kemi mundësinë që ta kemi presidente”.

Kurti ka falënderuar atë për gatishmërinë për “ta nxjerrë vendin nga ngërçi”, ndërsa ka thënë se kryetarët e partive opozitare “e kanë humbur arsyen”.

“Unë dua ta falënderoj doktoreshën Feride Rushiti për gatishmërinë e saj që vendin ta nxjerr nga ky ngërç dhe nga kjo krizë dhe që Kosova të mos shkojë sërish në zgjedhje, por kjo duket e pamundur me subjekte politike e liderë partish që e kanë humbur arsyen dhe kanë vendosur inat jo vetë me ne, por edhe me popullin e Kosovës që nuk po i voton më shumë, e po i voton gjithnjë e më pak”, ka thënë ai.

Në vazhdimin e seancës në orën 19:00, ai ka thënë se pret që të marrin pjesë edhe deputetët e opozitës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardon Jashari, edhe pse është shpallur lojtari më i mirë…