Sokol Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim
30 prill 2026
| 01:03
Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se çështja e marrëveshjes ndërmjet LDK-së dhe presidentes Vjosa Osmani pritet të sqarohet shumë shpejt.
“Marrëveshja mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit është çështje që do të definohet brenda ditëve në vijim, nuk e kam këtë informacion se a janë takuar Abdixhiku me Osmanin”, tha Havolli në “Click” të RTV21.
Ai nuk konfirmoi nëse ka pasur takim mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe presidentes Osmani, duke lënë të hapur mundësinë që zhvillimet të konkretizohen në ditët e ardhshme.



