“Kam bërë seks me mbi 12 mijë gra”,  Deklarata e bujshme e ish-të dashurit të Kim Kardashian

30 prill 2026 | 11:39

Ish-i dashuri i Kim Kardashian, Ray J, ka pohuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me më shumë se 12,500 gra.

Këngëtari i njohur dha një intervistë për videokastin “Funky Friday” dhe deklaroi se ky numër i referohet partnerëve të ndryshëm dhe jo numrit total të takimeve.

45-vjeçari pohoi se kishte vendosur një “objektiv” fillestar për të kaluar 10,000 dhe kur e arriti atë, festoi me një festë të madhe.

“Shkova me rreth 400 deri në 500 vajza, ishte një paradë e madhe”, tha personazhi televiziv, me prezantuesin që e pyeti i hutuar: “Partnere të ndryshme?”.

“10,000. Ndoshta pak më shumë tani”, konfirmoi këngëtari.

Ti the 11”, theksoi prezantuesi, duke iu referuar pretendimit të mëparshëm të Ray J se kishte shkuar me 11,500 gra. Ai më pas u përgjigj:

“Tani janë rreth 12,500. Por unë doja të shkoja në rreth 11… Isha i sigurt për 10. Nuk doja të isha në 9,000 dhe synoja 11. Arritëm në 10, kështu që doja të sigurohesha që e kisha kapërcyer.”

Prezantuesi dukej sikur nuk besonte dhe vazhdoi: “Kjo është pak më shumë se një grua e gjysmë në ditë për 30 vjet.”

“Po, por llogaritjet ndryshojnë, sepse kur jemi në turne flasim për pesë deri në dhjetë në ditë”, tha Ray J.

Shumë në rrjetin social X reaguan me mosbesim dhe ironi, duke vënë në dyshim pretendimet e tij dhe duke komentuar se ishte një ekzagjerim.

“A mban ditar?”, “Si është e mundur kjo?”, “A konsiderohet kjo një arritje?”, “Është e pamundur që ai të ketë numëruar atë numër”, ishin disa nga komentet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë veteran i UÇK-së dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë…