Nesër s’lejohen automjetet drejt parkut ‘Gërmia’
30 prill 2026
| 16:14
Me rastin e festës së 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, kryeqyteti ka njoftuar se më 1 maj 2026 do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në drejtim të parkut “Gërmia”.
Lajmin e ka bërë me dije Komuna e Prishtinës.
Njoftohet poashtu se përjashtim bëjnë linjat e autobusëve që kalojnë në rrugën në drejtim të parkut “Gërmia”, si dhe automjetet emergjente dhe të inspektoratit.



