Haziri: Kurti e përjashtoi Gjilanin nga investimet këto gjashtë vite, por përse i përjashtoi edhe kuadrot?!

01 maj 2026 | 15:45

Ish-deputeti dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se në gjashtë vitet e fundit, Gjilani është përjashtuar me lehtësi të padurueshme nga projektet zhvillimore nga ana e qeverisë Kurti.

“Por, përse u desh që t’i përjashtojë edhe kuadrot?! Fatmir Spahiun, ikonën e kinematografisë kosovare, e nominoi për ministër para zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve e zgjodhi krejt dikë tjetër, pa asnjë sqarim, pa asnjë kërkimfalje. Njëjtë veproi edhe me Dr. Feride Rushitin. E nominoi për të mos u zgjedhur”, ka shkruar Haziri në ‘Facebook’.

“Kjo është dëshmia më e madhe se si shfrytëzohen gjilanasit veç për vota e pa projekte zhvillimore, dhe se si shfrytëzohen emrat e autoritetet për tejkalim krizash”, ka shkruar Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bujar Haradinaj ka kujtuar 27-vjetorin e rënies së heroit Agim…