Haziri: Kurti përdori Gjilanin si “rezervuar votash”, premtoi poste për Fatmir Spahiun e Feride Rushitin por i mashtroi

01 maj 2026 | 16:09

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka lëshuar akuza të rënda drejt kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për neglizhencë totale ndaj komunës së Gjilanit dhe shfrytëzim të figurave të saj publike vetëm për qëllime elektorale.

Në gjashtë vitet e fundit, Gjilani është përjashtuar me lehtësi të padurueshme nga projektet zhvillimore nga ana e qeverisë Kurti. Por, përse u desh që t’i përjashtojë edhe kuadrot?!”, ka shkruar Haziri.

Haziri ka përmendur raste specifike të figurave të njohura nga Gjilani, të cilët sipas tij, u përdorën nga Kurti gjatë fushatave, por u braktisën sapo u siguruan votat.

“Fatmir Spahiun, ikonën e kinematografisë kosovare, e nominoi për ministër para zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve e zgjodhi krejt dikë tjetër, pa asnjë sqarim, pa asnjë kërkimfalje. Njëjtë veproi edhe me Dr. Feride Rushitin. E nominoi për të mos u zgjedhur”, shtoi ai. Haziri u shpreh se kjo është dëshmia më e madhe se si qeveria aktuale i shfrytëzon autoritetet dhe qytetarët e Gjilanit vetëm për tejkalim krizash dhe interesa partiake, pa dhënë asgjë në këmbim për zhvillimin e qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka theksuar se në vazhdim…