Kryetari i Nëndegës së PDK-së në Heilbronn: PDK-ja do të dalë partia e parë në zgjedhjet parlamentare
01 maj 2026
| 20:49
Kryetari i Nëndegës së PDK-së në Heilbronn të Gjermanisë, Naser Sadiku, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do të jetë forca e parë politike në vend në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas tij, situata aktuale në vend është rezultat i një qeverisjeje të dobët dhe të dëmshme, duke theksuar se kjo gjendje rëndon mbi qytetarët dhe jo mbi qeveritarët.
Sadiku përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë thirrje për reflektim, duke shtuar se “mendjet e ndritura duhet të reflektojnë para këtij realiteti”, ndërsa ka kritikuar një pjesë të politikanëve që, sipas tij, e shohin shtetin vetëm si interes personal dhe jo si shërbim ndaj popullit.



