Gjermania thotë se tërheqja e trupave amerikane ishte ‘e parashikueshme’

03 maj 2026 | 08:22

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë ka thënë se vendimi i ShBA-së për të tërhequr 5,000 trupa nga vendi i tij ishte “i parashikueshëm”, pasi aleanca ushtarake e NATO-s thotë se po kërkon sqarime nga Uashingtoni.

Duke folur për agjencinë e lajmeve DPA, Boris Pistorius theksoi gjithashtu se “prania e ushtarëve amerikanë në Evropë, dhe veçanërisht në Gjermani, është në interesin tonë dhe në interes të SHBA-së”, shkruan BBC.

Ndërkohë, zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, tha se aleanca po “punonte me SHBA-në për të kuptuar detajet e vendimit të tyre”.

Kur u pyet të shtunën në mbrëmje për tërheqjen e trupave, presidenti Donald Trump tha: “Ne do të shkurtojmë shumë, dhe po shkurtojmë shumë më tepër se 5,000”. Ai nuk dha më shumë detaje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë dhjetë vjet që kur Kosova është anëtarësuar…