5 VITE NGA KOMUNIKIMI HISTORIK ME AMBASADORIN JAMES W. PARDEW
5 Maj 2001- 5 maj 2026, shënohen pesë vite nga komunikimi im i veçantë dhe shumë domethënës e historik që pata në Facebook me Shkëlqësinë e Tij, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James W. Pardew, një personalitet i spikatur i diplomacisë amerikane dhe një nga figurat kyçe në arritjen dhe ndërtimin e paqes në Maqedoni të Veriut e rrjedhijisht edhe në Ballkan!
I udhëhequr nga respekti i madh dhe i thellë për rolin dhe kontributin e Ambasadorit të SHBA-së James W. Pardew, dhe nga një ndjenjë mirënjohjeje kombëtare por edhe qytetare shqiptare, me 3 Maj 2021, pata shkruar një artikull në nderim të rolit të Tij historik si Kryenegociator në arritjen e Marreveshjes së Ohrit!
Shkrimi im u botua në gazeten e njohur shqiptare “Epoka e Re”, edhe në portal edhe në formatin PDF!
Me përgjegjësi dhe korrektësi, unë ia përcolla Ambasadorit James W. Pardew artikullin tim, si në gjuhën shqipe ashtu edhe të përkthyer në gjuhen angleze, si një shenjë vlerësimi e nderimi për veprën e Tij të madhe e historike në Maqedoninë e Veriut!
Përgjigjja e Ambasadorit James W. Pardew ishte e menjihershme dhe e shkurtër, por me peshë të jashtëzakonshme historike!
“Mr. Sylejmani, thank you for the kind words. I consider the Ohrid Agreement to be the highlight of my professional career. jp.”( Z. Sylejmani, faleminderit për fjalët e mira. Konsideroj se Marrëveshja e Ohrit është pika kryesore e karrierës sime profesionale. jp)!
Kjo përgjigjje diplomatike, në përgjigjje të shkrimit tim, bartë në vetvete një të vërtetë të madhe historike, se Marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje e madhe dhe e përmasave ndërkombëtare, një marrëveshje e madhe dhe gurthemel i paqes, një marrëveshje e madhe dhe udhërrëfyese për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë së Veriut!
Roli i Ambasadorit të SHBA-së James W. Pardew në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, historia dëshmon se nuk ishte rol thjesht diplomatik, por ishte rol vendimtar, strategjik dhe historik në çdo variant e në çdo kuptim!
Kontributi i Ambasadorit James W. Pardew, dëshmon qartë rolin historik të SHBA-së, si garantuesi i Marrveshjes së Ohrit, i paqes dhe i stabilitetit në Maqedonisë së Veriut!
Ambasadori James W. Pardew nuk ishte vetëm një diplomat formal në bisedimet paqësore në përfundimin e luftës në Maqedoni të Veriut, por Ai ishte Kryenegociatori i Marrëveshjes së Ohrit!
Si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe si një nga ndërmjetësit kryesor ndërkombëtar, Ambasadori i SHBA-së James W. Pardew ishte arkitekt i drejtpërdrejtë i procesit që ndali luftën e armatosur të vitit 2001 në Maqedoni të Veriut!
Angazhimi i Ambasadorit James W. Pardew, si i deleguari special i SHBA-së, ishte faktor kyç për ta kthyer kursin nga lufta drejt dialogut dhe paqes, me autoritet dhe besueshmëri të jashtëzakonshme, që arriti të ndërtojë ura komunikimi aty ku kishte mosbesim të thellë!
Ambasadori James W. Pardew përdori peshën politike dhe diplomatike të SHBA-së për të garantuar që pala shqiptare dhe maqedone të uleshin në tryezë dhe të pranonin kompromiset e domosdoshme për paqen!
Nën drejtimin dhe angazhimin e Tij të drejtpërdrejtë, Marrëveshja e Ohrit mori formë si një dokument i balancuar dhe largpamës, që jo vetëm ndali luftën, por vendosi themelet e një rendi të ri politik e shoqëror, të bazuar në barazi etnike, përfaqësim institucional dhe bashkëjetesë demokratike euroatlantike në Maqedoninë e Veriut!
Pa angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pa lidershipin konkret të James W. Pardew, arritja e Marrëveshjes së Ohrit do të ishte shumë më e vështirë, e ndoshta edhe e pamundur!
Prandaj, emri, jeta dhe vepra e Ambasadorit James W. Pardew mbetet e lidhur ngushtë dhe përgjithmonë me një nga momentet më të rëndësishme të paqes në Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajonin e Ballkanit, si diplomati që u angazhua dhe kontribuoi të mbyllet një kapitull lufte e gjakderdhjeje dhe të hapet një epokë e re stabiliteti dhe perspektive euroatlantike për Maqedoninë e Veriut!
Zbatimi i plotë, i drejtë dhe i pandërprerë i kësaj marrëveshjeje nuk është vetëm një detyrim juridik, por një domosdoshmëri historike dhe politike!
Respektimi i Marrëveshje së Ohrit garanton stabilitet ndëretnik, funksionim demokratik të institucioneve dhe orientim të qartë e të drejt të vlerave euroatlantike!
Çdo tentativë nga kushdo për ta anashkaluar apo për ta zhbërë këtë marrëveshje, do të cenojë drejtpërdrejtë themelet mbi të cilat është arritur paqja dhe bashkëjetesa në Maqedoninë e Veriut!
Çdo devijim nga fryma dhe përmbajtja e Marreveshje së Ohrit, do të rrezikojë seriozisht stabilitetin shtetëror dhe institucional të Maqedonisë së Veriut!
Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një kapitull i së kaluarës, ajo është një obligim i së tashmes dhe një garanci për të ardhmen e sigurtë dhe të integruar euroatlantike të Maqedonisë së Veriut!
Prishtinë, 3 Maj 2026!




