Prokuroria e Pejës: 100 raste ndërmjetësimi për 4 muaj, 183 persona të përfshirë

04 maj 2026 | 11:01

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se për periudhën kohore janar- prill, ka arritur progres në trajtimin e procedurave alternative, duke arritur 100 raste të procedurave të ndërmjetësimit me 183 persona.

Në tri raste ku është bërë pezullimi i përkohshëm i procedurës të dyshuarit janë detyruar t’i deponojnë 4.000 mijë euro në xhirollogari të fshatit Sos.

Tek marrëveshjet për pranimin e fajësisë, këtë periudhë kohore janë arrit 4 marrëveshje të pranimit të fajësisë nga 4 persona.

Në rastet ku ndjekja penale nuk është e detyrueshme në katër muaj e këtij viti janë 2 raste ndaj 2 personave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
*Çmimet: 04.05.2026* *ÇAGLLAVICË - (Në të dy anët e rrugës)…