Në fshatin Raushiq të Pejës vendosen tri shkronjat e arta të UÇK-së (Foto)
04 maj 2026
| 11:28
Me iniciativën e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, nëndega Raushiq, në bashkëpunim dhe me përkrahjen e rinisë së fshatit, është realizuar një projekt i veçantë dhe me vlerë të madhe simbolike.
Në hapësirën e lapidarit të dëshmorëve të kombit nga fshati Raushiq janë vendosur tre shkronjat e arta “UÇK”, si një shenjë e fuqishme nderimi dhe kujtimi të përhershëm për sakrificën sublime të dëshmorëve tanë, raporton “Epoka e re”.
Ky projekt mishëron respektin, mirënjohjen dhe krenarinë e përbashkët për ata që dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!








