Tahiri thotë se Qeveria në dorëheqje s’ka mandat për emërime, konkurset për pozita të larta cenojnë ligjin

06 maj 2026 | 10:54

Ish-shefi i grupit parlamentare të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria në dorëheqje nuk është thjesht një qeveri “në pritje”, në fakt ajo është një qeveri me kompetenca të kufizuara.

“Sipas Ligjit për Qeverinë, konkretisht neni 31, përcaktohet qartë se një qeveri në dorëheqje nuk duhet të iniciojë procedura të reja për emërime në pozita publike. Po ashtu, kjo gjendje përfshin edhe periudhën pas shpërndarjes së Kuvendit deri në zgjedhjen e qeverisë së re”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Ai ka thënë se në këtë kontekst, shpallja e konkurseve për rreth 20 pozita të larta udhëheqëse nga një qeveri në dorëheqje ngre shqetësime serioze ligjore dhe institucionale.

“Këto veprime jo vetëm që bien ndesh me frymën e kufizimeve ligjore, por krijojnë edhe perceptimin e kapjes së institucioneve në një moment tranzicioni, kur vendimet e mëdha duhet t’i lihen legjitimitetit të ri. Respektimi i ligjit nuk është opsion, është detyrim”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, ministri…