E shoqëruar nga Luani i ri, nëna Rukë vendos lule mbi varrin e Luanit në 29-vjetorin e rënies së tij
06 maj 2026
| 12:08
Nëna e Ramush Haradinajt, Ruka, ka vendosur lule mbi varrin e të birit, Luanit, në 29-vjetorin e rënies së tij.
Atë e ka shoqëruar Luani i ri, djali i Shkëlzenit.
E pikërisht sot, ka rastisur edhe ditëlindja e nënës Rukë.
Ramushi e ka uruar me disa fjalë mjaft emocionale.
“Urime ditëlindjen, Nana Rukë! Një jetë plot dhimbje shqiptare që ka me u rrëfy ndër breza! Të paçim me shëndet e jetë të gjatë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



