Veprimtari Sali Bislimi reagon pas dorëzimit të peticionit në mbështetje të Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë
Veprimtari Sali Bislimi ka bërë të ditur se sot është dorëzuar një peticion në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në mbështetje të Hashim Thaçi dhe krerëve të tjerë të UÇK-së.
Sipas Bislimit, ai kishte mandatin për të organizuar takimin me përfaqësuesit e gjykatës, së bashku me udhëheqësit e OVL-UÇK-së, të kryesuar nga Hysni Gucati.
Peticioni, i cili u pranua nga zëdhënësja e gjykatës Angela Griep, përmban nënshkrimet e qytetarëve shqiptarë nga të gjitha trojet.
Qëllimi i këtij peticioni është lirimi i Thaçit dhe shprehja e solidaritetit qytetar, duke theksuar se krerët e UÇK-së nuk janë kriminelë.
Dorëzimi i peticionit është bërë në një datë simbolike, në ditëlindjen e Gjergj Kastrioti, figurë e rëndësishme e historisë shqiptare.
Në këtë kontekst, Bislimi ka krahasuar Thaçin me heroin kombëtar, duke e cilësuar atë si përfaqësues të vlerave të lirisë dhe integrimit evropian.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Kisha nderin ta kem mandatin per te aranzhuar takimin me gjykaten speciale per te dorezuar PETICIONIN ne mbeshtetje te Presidentit Thaçi dhe krereve te tjere te UÇK , bashke me udheheqesit e OVL -UCK me zotin Hysni Gucati ne krye.
Zedhensja e gjykates zonja e madhe Angela Griep , me saktesi , korrektesi dhe mikepritje te ngrohet na pret per te pranuar peticionin kombetar i cili ishte i nenshkruar nga gjithe Shqiptaret te Shqiperise etnike .
Qellimi i ketij peticioni eshte lirimi i Presidentit Thaçi dhe njekohesisht deshmohet solidariteti qytetar per te deshmuar se kreret e UÇK nuk jane kriminel.
Sot ne ditelindjen e Gjergj Kastriotit , kryeheroit tone kombtare, kishim energjine pozitive per ti then Hages se edhe Hashim Thaçi eshte Gjergji i Dardanise qe i dha Kosoves vlerat e lirise per ta integruar ne familjen Evropiane, ashtu si Gjergji i historise ne mbrojte te civilizimit Evropian ne kohe .
Sot sikur ndjeva aromen e lirise , dhe u binda qe Presidenti Thaçi po vjen me dy muaj vonese , por po vjen zoti i shtepise ne token e vete, nga nje drejtesi e vonuar por e triumfuar per krenarine e historise tone.
Volumi i peticionin ishte nje bravo ne heshtje.
Faleminderit nga zemra ju Shqiptar/e qe nenshkruat lirine e historise se Kosoves !
JU DUA❤️



