Aida Dërguti i bashkohet PDK-së
07 maj 2026
| 12:19
Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti i është bashkuar PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.
Lajmin e ka bërë me dije drejtuesi i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi.
“Aida, një ndër personat më të angazhuar në Kosovë për kauzat e drejta per vendin dhe shoqërinë në këto 30 vjet, ka vendosur t’i rikthehet aktivizimit të drejtpërdrejtë në politikë. ‘Mendoj se ka ardhur momenti për ta kthyer vendin kah e mbara: ose tash, ose kurrë’, më tha. PDK-ja sot dhe Kuvendi i Kosovës pas 9 qershorit do të fitojnë shumë, teksa në Rubikon do të ndjehet thellë mungesa e saj. Urime dhe mbarësi, Aida! Qëndro gjithmonë kështu siç je!”, ka shkruar Kelmendi në “Facebook”.



