Bedri Hamza prezanton Aida Dërgutin në PDK: Do të punojmë bashkë për drejtësinë
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Aida Dërguti i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi, Hamza e ka cilësuar Dërgutin si një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, e cila për dekada ka shërbyer për Kosovën në role të ndryshme.
“Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane”, ka shkruar Hamza.
Ai ka theksuar se për Dërgutin drejtësia ka qenë gjithmonë prioritet dhe ka paralajmëruar bashkëpunim të përbashkët në këtë mision.
“Për Aidën, siç e dinë të gjithë, drejtësia është mbi të gjitha detyrë. Dhe, në këtë mision, do të punojmë bashkë”, u shpreh ai.
Në fund, Hamza i ka uruar mirëseardhje Dërgutit në PDK.



