Haradinaj i bën thirrje mërgatës të regjistrohen për zgjedhjet e 7 qershorit (video)
07 maj 2026
| 13:48
Lideri i i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen për zgjedhjet që pritet të mbahen më 7 qershor.
Përmes një videomesazhi të publikuar në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se mërgata duhet ta shfrytëzojë të drejtën e votës për të ruajtur lidhjet me atdheun dhe për të kontribuar në të ardhmen e Kosovës.
“Të nderuar bashkëkombas në diasporë, regjistrimi juaj për të votuar do të zgjasë deri më 17 maj. Duke e shfrytëzuar të drejtën e votës, ju i ruani lidhjet e forta me atdheun dhe kontribuoni për të ardhmen e Kosovës. Prandaj, mos pritoni, regjistrohuni”, ka shkruar Haradinaj.



