Shpend Gjocaj i bashkohet AAK-së si kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

08 maj 2026 | 23:24

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish-lideri studentor i SHLP-së në Gjakovë gjatë vitit 1997, Shpend Gjocaj, ka vendosur që zyrtarisht të angazhohet aktivisht në politikë. Ai ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 7 qershor 2026.

Shpend Gjocaj jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen e tij, ku është aktiv si në jetën politike, ashtu edhe në shoqatat shqiptare që veprojnë në Amerikë.

Gjatë luftës çlirimtare, Gjocaj ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me familjen e tij — babain, mësuesin Avdyl Gjocaj, nënën dhe vëllezërit. Dy prej vëllezërve të tij janë invalidë të luftës së UÇK-së.

Shpend Gjocaj ka qenë pjesë e stafit të ngushtë të Shtabit të Brigadës 138 “Agim Ramadani” gjatë thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar më 9 prill 1999. Gjatë Betejës së Koshares, ai ka qenë pranë figurave të njohura të luftës si Agim Ramadani, Rrustem Berisha, Sali Çekaj, Anton Çuni, Hysen Berisha dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë.

Ditë më parë, Gjocaj ka deklaruar se i beson vizionit të gjeneralit Ramush Haradinaj dhe kandidatit të AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanosja ndaj u.d kryeministrit…