KUJTIM PËR SERVET PËLLUMBIN DHE TAKIMIN HISTORIK TË LPK-SË NË SHTATORIN E VITIT 1991 NË TIRANË

09 maj 2026 | 08:20


Ismet Sylejmani

Para disa ditësh është ndarë nga jeta Prof. Dr. Servet Pëllumbi, zyrtari i parë i lartë politik e partiak që takova në Tiranë, në moshën time 27-vjeçare, në Shtator të vitit 1991!

Me delegacionin e Lëvizjes Popullore të Kosovës në Tiranë, në Shtator të vitit 1991, takimin e parë në ish-Selinë e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, që ishte shndërruar në seli të PSSH-së, e kemi zhvilluar me Prof. Dr. Servet Pëllumbin, i cili në atë kohë ishte Nënkryetari i socialistëve të Shqipërisë!

Pritja e Prof.Dr. Servetit, si Nënkryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, ishte pritje e përzemërt, vëllazërore dhe shumë miqësore për ne që ishim shkuar nga Kosova në një periudhë të rëndë dhe vendimtare për fatin e popullit shqiptar në ish-Jugosllavi!

Në delegacionin e LPK-së, në takim me Nënkryetarin e PSSH-së Prof. Dr. Servet Pëllumbi, ishim: Sekretari Politik i Komitetit Drejtues, Heroi i Kombit Xhavit Haziri, Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së , Heroi i Kombit Ahmet Haxhiu, Anëtari i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, Heroi i Kombit Arif Seferi, Anëtari i Kryesisë së Degës Jashtë Vendit të LPK-së Xhavit Haliti, Anëtari i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së dhe Kryetari i Klubit Demokratik të Kosovës Prof. Dr. Muhamet Mehmeti, dhe unë, Ismet Sylejmani, Anëtar i Komitetit Drejtues të LPK-së!

Ai takim mbetet një kujtim i veçantë dhe historik, sepse zhvillohej në një kohë të trazuar politike për kombin shqiptar, kur Kosova po përballej me shtypjen dhe dhunën e egër të regjimit serb, ndërsa Shqipëria po kalonte periudhën e rëndë të transformimeve të mëdha politike e shtetërore!

Prof. Dr. Servet Pëllumbi na priti me seriozitet, kulturë politike dhe respekt të madh vëllazëror e njerëzor!

Ai reflektonte qetësi, urtësi dhe nivel të lartë intelektual, duke dëshmuar se ishte një personalitet që e kuptonte drejt çështjen kombëtare shqiptare dhe dhimbjen e Kosovës në ato vite të rënda pushtimi nga okupatori serb!

Pas takimit me Prof. Dr. Servet Pëllumbin, delegacioni i LPK-së zhvilloi takimin historik me Presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia, aty ku filloi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sepse pas atij takimi të madh shkuan ne Shqipëri grupet e para për stervitje e përgaditje ushtarake, grupi i Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit!

Ikja nga jeta e Prof. Dr. Servet Pëllumbit është humbje e madhe për botën akademike, politike dhe kombëtare shqiptare!

Ai do të kujtohet si intelektual i urtë, politikan me kulturë të lartë dhe njeri i dialogut, që në kohë të vështira tregoi afërsi, respekt dhe mirëkuptim për përfaqësuesit e delegacionit politikë të shqiptarëve të Kosovës!

I paharruar kujtimi për Prof. Dr. Servet Pëllumbin!

Ish-Anëtari i delegacionit,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 9 Maj 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja Albena Reshitaj ka deklaruar se afrimi i saj me…