Enver Hoxhaj i lidh edhe njëherë këpucat për fushatën zgjedhore të 7 qershorit, sheh nga afër disponimin e qytetarëve (video)
10 maj 2026
| 17:03
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-deputeti, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video nga tregu i veturave në Fushë-Kosovë, ku shihet duke lidhur këpucat dhe duke komentuar situatën politike në vend.
“Edhe njëherë duhet me i lidhë këpucat për një fushatë të parakohshme e të panevojshme. Dola në pazar të shoh a po din njerëzit a po kanë zgjedhje a jo”, shprehet Hoxhaj në videon e publikuar në ‘Facebook’.
Ai gjatë vizitës është takuar me qytetarë dhe tregtarë, me të cilët ka bashkëbiseduar rreth zhvillimeve politike dhe zgjedhjeve të mundshme në vend.



