Shtrihet dora e pajtimit mes familjeve Hoti dhe Krasniqi

11 maj 2026 | 20:02

Sot, me dashamirësinë dhe vullnetin e mirë të veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Bahtjar Hoti, si dhe ish-ushtarit të UÇK-së, Naxhi Krasniqi, u shtri dora e pajtimit mes familjes Hoti nga Ratkoci dhe familjes Krasniqi nga Grashtica e Prishtinës.

Ky akt fisnik dhe njerëzor përcjell një mesazh të fuqishëm uniteti, mirëkuptimi dhe bashkimi ndërmjet familjeve shqiptare, duke dëshmuar se pajtimi dhe respekti i ndërsjellë janë vlera të larta kombëtare që duhet të ruhen e kultivohen gjithmonë.

Me këtë rast, urojmë që familjet shqiptare të mos kenë kurrë telashe apo prishje të rehatisë familjare e shoqërore. Familjeve Hoti dhe Krasniqi u dëshirojmë suksese, harmoni, mirëqenie dhe jetë gjithmonë faqebardhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Muhamet Mavraj tha se Fatmir Limaj duhet të vendosë…