Kurti në Gjermani, flet për mërgatën dhe mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e energjisë
Në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pritur nga përfaqësues të parlamentit të Nordrhein-Westfalen.
Në njoftimin e ZKM’së, thuhet se Kurti ka folur për mërgatën si urë lidhëse për bashkëpunimin ekonomik e tregtar
“Në takime, u diskutua për mërgatën si urë lidhëse për bashkëpunimin ekonomik e tregtar, e po ashtu për infrastrukturën dhe mobilitetin, përkatësisht rëndësinë e aeroporteve regjionale. Ndërsa arsimi, me theks të veçantë mundësitë për programe të bursave dhe të shkëmbimeve, ishin po ashtu tema të takimit”, thuhet në njoftim.
Kurti ka folur edhe për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e energjisë, “marrë parasysh se Nordrhein-Westfalen është regjioni kryesor energjetik dhe industrial në Gjermani”.
“Ai, po ashtu, u shkrua në Librin e Artë të Parlamentit të Nordrhein-Westfalen, i paraparë për nënshkrime nga mysafirë të rangut të lartë që vizitojnë këtë institucion”, përfundon njoftimi./Reporteri.net



