Ja kur planifikohet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e 7 qershorit

12 maj 2026 | 11:26

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026, pritet të mbahet të shtunën, më 16 maj.

Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se kjo datë është caktuar nga KQZ-ja me miratimin e planit të të gjitha aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

“Tërheqja e shortit për caktimin e numrave rendorë të subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor, është planifikuar të zhvillohet më 16 maj”, ka thënë Elezi.

Tërheqja e numrave për renditje në fletëvotim pritet të bëhet nga 27 subjekte politike.

Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, e cila do të zgjasë 10 ditë e 7 orë, nuk do të fillojë menjëherë pas tërheqjes së shortit për numrat rendorë në fletëvotim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, thotë se ata “duhet të…