Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA

16 tetor 2026 | 10:11

Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, delegacioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës i udhëhequr nga Komandanti gjenerallejtënant Bashkim Jashari, fillimisht mori pjesë në panairin vjetor të industrisë së mbrojtjes, “AUSA annual meeting & exposition” në Uashington D.C, forumin dhe panairin më të madh me mbi 700 ekspozues nga fusha e industrisë së mbrojtjes, dhe me përfaqësim nga mbi 100 shtete.

Kjo pjesëmarrje shërbeu për t’u njohur nga afër me teknologjitë më të fundit ushtarake me qëllim modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Në kuadër të kësaj vizite, Komandanti i FSK-së qëndroj në Departamentin e Luftës së SHBA-së në Pentagon, ku zhvilloj takim të rëndësishëm me Zëvendësndihmës Sekretarin e Luftës për Luftë Jokonvencionale z. Colby C. Jenkins, ku u diskutuan çështje të rëndësishme të sigurisë dhe bashkëpunimit dypalësh në fushën e Operacioneve Speciale dhe në fusha tjera.

Gjatë bashkëbisedimit u riafirmua mbështetja e plotë e Shteteve të Bashkuara për planin e tranzicionit të FSK-së, zhvillimin profesional të saj si dhe gatishmëria për të kontribuar në sigurinë globale.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në ShBA, Gjeneral Jashari u takua edhe me delegacionin e Gardës Kombëtare të Ajovës të udhëhequr nga Gjeneral Brigade Charles H. Lampe, ku u diskutuan të arriturat e deritashme të bashkëpunimit midis FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, si dhe planin e bashkëpunimit dy palësh për pesë vitet e ardhshme në mes të dy forcave tona.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Besa Ismaili-Ahmeti, profesoreshë dhe ish deputete e Kuvendit të…