Miftar Kurti i bashkohet PDK-së, garon për deputet

12 maj 2026 | 11:43

Profesori Miftar Kurti i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, duke shtuar se Kurti do të jetë kandidat për deputet.

“Sot i urova mirëseardhje në listën tonë të kandidatëve për deputetë prof. ass. dr. Miftar Kurtit, profesor, studiues, shkrimtar dhe luftëtar të UÇK-së. Me kontribut në arsim, kulturë, histori dhe shtetndërtim, ai përfaqëson figurën e intelektualit të angazhuar që i ka shërbyer Kosovës në kohë lufte dhe paqe. Kosova ka nevojë për njerëz me dije, përvojë dhe integritet. Mirë se vjen, profesor”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po…