Kolonel Skender Hoxha i bashkohet PDK-së

12 maj 2026 | 15:07

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka mirëpritur kolonel në listën e partisë, Skender Hoxhën, ish-komandant i Brigadës 124 të UÇK-së, ish-atashe ushtarak i Kosovës në Zagreb dhe komandant i Gardës Kombëtare.

Parmes një postimi në “Facebook”, Hamza ka theksuar se Hoxha për dekada ka qenë pjesë e rrugëtimit të Kosovës nga lufta çlirimtare deri te ndërtimi dhe forcimi i institucioneve të sigurisë së shtetit.

“Për kontributin e tij është nderuar edhe me Medaljen e Karrierës. Sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për njerëz me integritet, përvojë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie. Mirë se vjen, Kolonel!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernardo Silva do të largohet në fund të sezonit nga…