Rrahje brutale në Skenderaj, një i lënduar rëndë

12 maj 2026 | 15:14

Policia ka arrestuar sot një person në Skenderaj, pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur brutalisht një burrë pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Gjatë intervenimit, zyrtarët policorë kanë sekuestruar nga i dyshuari një armë të llojit pistoletë me gas, së bashku me gjashtë fishekë. Po ashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë arme.

Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sahit Dina shpall të pavlefshme dëftesat e shkollës së mesme…