Haradinaj: Të gjitha partitë duhet t’i deklarojnë kandidatët për President!

12 maj 2026 | 18:59

Këshilltarja e ish-presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj, ka kërkuar nga të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor të 7 qershorit, që t’i deklarojnë kandidatët e tyre për postin e presidentit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se kjo kontribuon në transparencë para zgjedhjeve, në mënyrë që të mos ketë, sipas saj, “pazare pas zgjedhjeve”.

“Jo pazareve pas zgjedhjeve, po transparencës para zgjedhjeve! Prandaj të gjitha partitë ia kanë borxh qytetarëve t’i deklarojnë kandidatët për President para zgjedhjeve”, deklaroi Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i VV-së, Hysen Durmishi, ka njoftuar se nuk do…