Hysen Durmishi tërhiqet nga lista zgjedhore: Angazhimi im do të jetë maksimal për fitoren e VV-së

12 maj 2026 | 19:12

Ish-zëvendësministri dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një njoftimi publik, Durmishi tha se vendimi është marrë me kërkesën e tij dhe pas konsultimeve me kryeministrin Albin Kurti, të cilin e falënderoi për mirëkuptimin dhe mbështetjen.

“Jam i bindur se Lëvizja VETËVENDOSJE! do të dalë bindshëm fituese në këto zgjedhje, madje me rezultat edhe më të madh se ai i 28 dhjetorit të vitit të kaluar”, ka deklaruar ai.

Durmishi theksoi se angazhimi i tij do të vazhdojë maksimalisht në funksion të fitores së subjektit politik, duke ftuar edhe mbështetësit e tij për mobilizim dhe angazhim të përbashkët.

“Prandaj, i ftoj të gjithë ata që më kanë mbështetur mua, si dhe çdo qytetar pa dallim, për mobilizim dhe angazhim të përbashkët drejt fitores sonë”, ka shkruar Durmishi.

Hysen Durmishi ka qenë ndër themeluesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndërsa më herët ka ushtruar funksionin e zëvendësministrit dhe deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhevahir Geci ka bërë të ditur se nuk do të…