Dega e PDK-së në Malishevë me shtatë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e qershorit (emrat)
13 maj 2026
| 11:58
Dega e PDK-së në Malishevë ka prezantuar shtatë kandidatët e saj për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Kjo parti ende s’ka publikuar listën e plotë, por disa degë kanë publikuar emrat e kandidatëve të tyre.
Në listë nga dega e Malishevës janë: Prof. Dr. Naim Telaku, Ruzhdi Kryeziu, Armend Thaçi, Alban Kastrati, Sami Hoti, Agron Pacarizi dhe Qendrim Kryeziu.



