89-shi i LDK-së: Zeqë Tahiraj i hyn garës për deputet
Aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëri ndër zyrtarët e lartë të kësaj partie në degën e Gjakovës, Zeqë Tahiraj, do të jetë pjesë e listës zgjedhore të LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor. Tahiraj garon me numrin 89 në listën zgjedhore.
Njoftimi i Tahirajt:
Të dashur qytetarë,
Që nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës kam qenë pjesë e rrugëtimit të saj me besim, përkushtim dhe përgjegjësi ndaj vendit tonë. Sot, me krenari kandidoj me numrin 89, duke kërkuar besimin tuaj për të vazhduar të punoj në shërbim të qytetarëve.
Besoj në ndershmëri, punë të sinqertë dhe përfaqësim dinjitoz të çdo qytetari. Zëri juaj do të jetë gjithmonë prioriteti im.
Me mbështetjen tuaj, bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për familjet tona, për të rinjtë dhe për zhvillimin e vendit.
Për besim, përkushtim dhe përgjegjësi.
Faleminderit për mbështetjen!



