Ontario njeh patentëshoferët e Kosovës
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, ka njoftuar se, konform autorizimeve zyrtare, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka nënshkruar marrëveshjen me Qeverinë e Ontarios/Kanada, përkatësisht me ministrin e Transportit të Ontarios, the Honourable Prabmeet Singh Sarkaria, lidhur me njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë-shoferëve ndërmjet dy vendeve.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Otava po vazhdon komunikimin dhe koordinimin edhe me provincat tjera, aty ku kemi përqendrim më të madh të diasporës sonë, me qëllim të finalizimit të një procesi të tillë në mbarë Kanadanë.
Urime, ndërsa lajme tjera të mira nga Kanadaja për Kosovën dhe popullin e saj do të vazhdojnë të vijnë edhe gjatë javëve dhe muajve në vijim 🇽🇰🤝🇨🇦”, ka shkruar Kryeziu.
Ndër të tjera, ai ka njoftuar: “Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës që jetoni në provincën e Ontarios/Kanada, knaqësi njoftojmë se duke filluar nga data 1 maj 2026, ka hyr në fuqi vendimi për shkëmbimin e patentë shoferëve valide të Republikës së Kosovës me patentë shofer të Ontarios, pa pasur nevojë për dhënien e provimeve teorike dhe praktike.
Mbajtësi i patentë shoferit të plotë dhe të vlefshëm të KOSOVËS mund, pasi të jetë bërë banor i ONTARIOS, të aplikojë për ta ndërruar patentë shoferin e KOSOVËS me patentë shoferin e plotë të Klasës G të ONTARIOS sipas kushteve të mëposhtme:
(a) mbajtësi i patentë shoferit të KOSOVËS [Kategoria B ose më e lartë] për të paktën 24 muaj në tri vitet e fundit mund, pa testim shtesë të njohurive ose aftësive të drejtimit, ta ndërrojë patentëne KOSOVËS [Kategoria B ose më klasifikimi më i lartë]. Nëse patentë shoferi është mbajtur për më pak se 24 muaj, mund të lëshohet patentë shoferi i Klasës G2;
(b) Për të marrë patentë shofer të Klasës G të ONTARIOS, mbajtësi duhet të kalojë testin e shikimit, të përmbushë të gjitha kërkesat mjekësore të përcaktuara nga ONTARIO dhe të paguajë tarifat sipas ligjeve të ONTARIOS;
(c) Për qëllimet e kësaj Marrëveshjeje, mbajtësi i patentë shoferit të KOSOVËS [Kategoria B ose klasifikimi më i lartë] mund, pa testim shtesë të njohurive ose aftësive të drejtimit, ta ndërrojë patentë shoferin e KOSOVËS me patentë shoferin e Klasës G të ONTARIOS, duke kaluar testin e shikimit, duke përmbushur të gjitha kërkesat mjekësore dhe kohore të përcaktuara nga ONTARIO dhe duke paguar tarifat sipas ligjeve të ONTARIOS.
Me paraqitjen e kërkesës për ndërrimin e patentë shoferit të lëshuar nga KOSOVA me patentë shoferin e lëshuar nga ONTARIO, mbajtësi duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme në gjuhën angleze ose frënge, të pranueshme për ONTARION, për të vërtetuar të drejtën për pajisje me patentë shofer të ONTARIOS:
(a) patentë shoferin e KOSOVËS të mbajtësit me fotografi të mbajtësit;
(b) një dokument autentifikimi origjinal, të nxjerrë brenda gjashtë muajve para datës së aplikimit, i lëshuar drejtpërdrejt nga juridiksioni përkatës, Ambasada, Konsullata ose Zyre tjetër që përfaqëson juridiksion e saj, i cili vërteton vlefshmërinë dhe përvojën e patentë shoferit të mbajtësit; dhe
(c) dokumentin e identifikimit të pranueshëm që dëshmon identitetin e mbajtësit.
Kur kërkesa për ndërrim miratohet nga ONTARIO, mbajtësi do ta dorëzojë patentë shoferin e KOSOVËS në ONTARIO dhe ndërrimi do të regjistrohet në regjistrin e shoferëve të mbajtësit në ONTARIO. Më pas, ONTARIO do t’ia kthejë KOSOVËS patentë shoferin e dorëzuar.
Mbajtësi që ndërron patentë shoferin e KOSOVËS me patentë shoferin e ONTARIOS ka të drejtë të aplikojë për një klasë tjetër patentë shoferi të ONTARIOS, pasi të përmbushë të gjitha kërkesat e përcaktuara nga ligjet dhe rregulloret e ONTARIOS”.




