Haxhiu nderon martirët e Qyshkut, Zahaqit dhe Pavlanit në 27-vjetorin e masakrës

14 maj 2026 | 11:27

Sot, në 27-vjetorin e Masakrës së Qyshkut, u.d. presidentja Albulena Haxhiu, ka nderuar martirët e Qyshkut, Zahaqit dhe Pavlanit, 82 civilë shqiptarë të vrarë më 14 maj 1999 nga forcat serbe.

“Atë mëngjes, Qyshku, Zahaqi dhe Pavlani u goditën si pjesë e një operacioni të organizuar të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. Gratë, fëmijët dhe të moshuarit u dëbuan nga shtëpitë, ndërsa burrat u ndanë, u plaçkitën, u mbyllën në shtëpi dhe u vranë. Më pas, shtëpitë u dogjën për t’i mbuluar gjurmët e krimit”.

“Në këto fshatra u goditën njerëz të paarmatosur, banorë e mysafirë që lufta i kishte gjetur aty. U shuan jetë, u prekën familje të tëra, u dogjën shtëpi dhe u dëbuan civilë shqiptarë nga vendi i tyre. Qyshku, Zahaqi dhe Pavlani mbeten dëshmi e një mizorie të planifikuar, e një aparati shtetëror që e ktheu vrasjen e shqiptarëve në metodë lufte dhe dëbimin në qëllim politik. Drejtësia për këto masakra është detyrim ndaj familjeve, ndaj të mbijetuarve dhe ndaj Republikës sonë. I përhershëm qoftë kujtimi për martirët e Qyshkut, Zahaqit dhe Pavlanit”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërmarrja “Trepça” ka reaguar lidhur me bllokimin e rreth 50…