Trepça udhëheq 2:0 serinë finale të “play-off”-it ndaj Bashkimit

14 maj 2026 | 12:13

Trepça ka fituar edhe një tjetër ndeshje të serisë finale “play-off”-it të elitës së basketbollit ndaj Bashkimit.

Trepça dhe Bashkimi kanë shfaqur basketboll të nivelit të lartë edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale. Dhe rezultati është dëshmi për këtë.  Trepça ka fituar me rezultatin 93:83 para tifozëve të vet të zjarrtë, të cilët ishin në numër të madh në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Tani Trepça ka epërsi 2:0 në serinë finale të “play-off”-it, ndërsa tani ndeshjet barten në Prizren, përkatësisht në palestrën “Sezai Surroi”.

Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultatin 94:79, ndërsa dueli i tretë i finales luhet të dielën nga ora 19:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni Granit Xhaka pritet që edhe sezonin e ardhshëm të…