Deliu-Kodra ‘thumbon’ Kurtin dhe Osmanin: Dy anë të një medaljeje mbeten prapë një medalje e vetme
14 maj 2026
| 12:34
Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thumbuar ish-presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për përplasjet e fundit.
Ajo ka bërë me dije se dy anë të një medaljeje mbeten prapë një medalje e vetme.
Deliu-Kodra ka shkruar në “Facebook” se parafushata e këtyre zgjedhjeve po tregon gjithçka.
“Ranë këto zgjedhje dhe u panë. Edhe parimet, edhe qëndrimet, edhe dallimet. Tash është koha e të vërtetave që u mbajtën në sirtar për pesë vite. Ndoshta më mirë vonë se kurrë. Por, në fund, dy anë të një medaljeje mbeten prapë një medalje e vetme”, ka shkruar Deliu-Kodra.



