VIDEO: Qytetarët dalin në rrugë, pasi Njësia Speciale u pa në Skenderaj

15 maj 2026 | 01:22

Qytetarët kanë nisur të dalin në rrugët e Skenderajt, pasi Njësia Speciale u pa atje në orët e vona të së enjtes.

Nacionale ka siguruar disa pamje prej atje, ku shihet një numër i qytetarëve, transmeton Periskopi.

Këto zhvillime, vijnë pasi kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku dyshohet se e sulmoi fizikisht kryetarin e Vetëvendosjes atje, Hysni Mehani.

Përmes një njoftimi, Prokuroria Themelore në Mitrovicë bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku si pasojë e një sulmi fizik, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona me inicialet H.M. dhe B.Z.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë qytetarë të Skenderajt dhe mbështetës të Partia Demokratike e…