Mali i Zi u përgjigjet provokimeve të Vuçiqit: Nuk jemi shkëputur nga Serbia dhe kurrë nuk kemi qenë pjesë e saj

15 maj 2026 | 08:49

Mali i Zi i është përgjigjur deklaratave provokuese të Aleksandar Vuçiqit, duke theksuar se ky shtet “nuk është shkëputur nga Serbia dhe se kurrë nuk ka qenë pjesë e saj”.

Reagimi erdhi pasi presidenti serb deklaroi se Mali i Zi “u nda nga Serbia”, gjë që shkaktoi reagime të ashpra në Podgoricë.

Autoritetet malazeze theksuan se Mali i Zi ka histori shtetërore dhe identitet të veçantë shumë përpara krijimit të shtetit modern serb, raporton rtcg.

Në reagimin zyrtar thuhet se Mali i Zi ishte një shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe se pas vitit 1918 ai humbi pavarësinë në rrethana historike të diskutueshme, ndërsa referendumi i vitit 2006 përfaqësonte rikthimin e sovranitetit shtetëror.

Zyrtarët malazezë akuzuan Vuçiqin për shtrembërim të historisë dhe për përdorim të retorikës nacionaliste ndaj vendeve fqinje të rajonit.

Ata shtuan se marrëdhëniet mes dy shteteve duhet të bazohen në respekt reciprok dhe njohje të sovranitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump ka përfunduar vizitën e tij zyrtare…