Haradinaj: Mentor Tolaj ishte veprimtar i guximshëm që herët iu kundërvu regjimit jugosllav
17 maj 2026
| 10:53
Në 35-vjetorin e rënies së Mentor Tolajt, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te busti i tij, duke vlerësuar veprimtarin e guximshëm që qysh herët iu kundërvu regjimit jugosllav.
“Nga brezi ynë, Mentori dallohej për guximin dhe vendosmërinë për t’u përballur me armikun. Me heroizmin e tij, ai dha mesazhin se populli ynë nuk pajtohej të jetonte nën robëri dhe se liria është e pakompromis, liri që më vonë u jetësua me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi Mentor Tolajt dhe të gjithë të rënëve për liri!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



