Kabashi reagon pasi Kosova u rangua si vendi i dytë më i varfër në Evropë: Kjo është pasqyra reale e Kurtit

17 maj 2026 | 18:47

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Festim Kabashi, ka reaguar për rangimin e Kosovës në pozitën e dytë, tek vendet më të varfëra në Evropë. Kabashi ka thënë se kjo është pasqyra reale e qeverisjes së Kurtit, duke shtuar se partia në pushtet ka ditur të viktimizohet e propagandoj, por ato nuk mjaftojnë për të ndërtuar mirëqenin e qytetarëve.

E plotë:

“Katër miliardë buxhet” tingëllon bukur në konferenca e propagandë, por realiteti po del krejt tjetër.

Kosova, sipas GDP-së për frymë, po renditet vendi i dytë më i varfër në Evropë. Kjo është pasqyra reale e “zhvillimit” që po na serviret çdo ditë.

Nuk mjafton me u krenu me shifra të buxhetit, kur qytetari vazhdon me u varfëru, të rinjtë vazhdojnë me ikë, çmimet rriten, ndërsa ekonomia mbetet pa vizion e pa zhvillim real.

Qeveria e Albin Kurtit ka ditur shumë mirë me prodhu propagandë dhe viktimizim politik, por jo edhe me kriju mirëqenie.

Sepse zhvillimi nuk matet me postime në Facebook e konferenca për shtyp, por me standardin e jetës së qytetarit.

E sot, fatkeqësisht, statistikat po tregojnë se Kosova po mbetet ndër vendet më të varfra të kontinentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platforma WolrdAtlas ka publikuar 10 vendet më të varfëra në…