2-shi i PDK-së, Uran Ismaili takon aktivistë dhe punëtorë në Gjilan

18 maj 2026 | 14:13

Nënkryetari i PDK-së dhe kandidati me numër 2 në listën zgjedhore të partisë për zgjedhjet e 7 qershorit, Uran Ismaili, ka takuar qytetarë, aktivistë dhe punëtorë në Gjilan dhe Zhegër të Agim Ramadanit. Kështu ka bërë të ditur vetë Ismaili përmes një postimi në Facebook. “Ditën e sotme e kalova në Gjilan dhe Zhegër, mes aktivistëve tanë punëtorë dhe të përkushtuar, të cilët çdo ditë japin energji, kohë dhe zemër për rrugëtimin tonë të përbashkët. Mobilizimi që pashë sot është dëshmia më e mirë se energjia e PDK-së po ndihet fuqishëm në çdo anë të Kosovës. Kjo energji na duhet edhe më e madhe dhe më e bashkuar deri në votën e fundit. Këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e vendit tonë. Prandaj, çdo votë ka peshë, çdo angazhim ka rëndësi dhe çdo aktivist është pjesë e fitores që po ndërtojmë bashkë”, ka shkruar Ismaili në njoftimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Georgina Rodriguez tërheq vëmendjen në Kanë me transformim të ri…