Vazhdon respekti për luftëtarët e lirisë

18 maj 2026 | 15:56

Ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Alija, ka përjetuar sot një befasi të këndshme, pasi kishte kryer disa analiza mjekësore me rekomandimin e mjekut. Pasi përfundoi analizat në një ordinancë private në Gjakovë, pronari i laboratorit i ka thënë se nuk kishte nevojë të paguante, duke theksuar se ai dhe bashkëluftëtarët e tij “i kanë paguar faturat në vitet 1998/99 në istikamet e luftës”. Ky gjest e ka emocionuar dhe nderuar Alijën, i cili përmes një postimi në Facebook, në emër të bashkëluftëtarëve të Brigadës “134 Bedri Shala”, ka falënderuar pronarin e laboratorit, Nexhdet Gllogjani.

“‘Ju dhe shokët tuaj, luftëtarë të vërtetë të lirisë sonë, i keni paguar faturat në vitet 1998/99’. Këto ishin fjalët e pronarit të Laboratorit Hematologjik Biokimik në Gjakovë, z. Nexhdet Gllogjani, pas analizave që bëra sot në këtë laborator. Pas gjithë sharjeve, fyerjeve dhe etiketimeve ndaj çlirimtarëve gjatë viteve, sidomos kohëve të fundit, ky gjest dhe këto fjalë tregojnë se respekti për luftëtarët e lirisë ende jeton te qytetarët tanë. Në emër të bashkëluftëtarëve të Brigadës ‘134 Bedri Shala’, i jam mirënjohës përjetësisht z. Nexhdet Gllogjani për respektin dhe vlerësimin që tregoi”, ka shkruar Alija.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar…