Në shoqërinë e Smajl Latifit, kandidati i AAK-së për kryeministër pritet në Rahovec
18 maj 2026
| 16:06
Në shoqërinë e kryetarit Smajl Latifi, kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka vizituar sot komunën e Rahovecit, ku ka takuar edhe qytetarë.
“Në Rahovec, me miq, aktivistë e njerëz të përkushtuar, kaluam një pasdite të këndshme me kandidatin për Kryeministër, z. Ardian Gjini, dhe kandidatët për deputetë nga dega jonë”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.



