Diaspora arrin rekord regjistrimesh për votim në zgjedhjet e 7 qershorit

18 maj 2026 | 16:19

Deri më tani janë aprovuar gati 110 mijë kërkesa të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit 2026. Edhe pse mbi 25 mijë kërkesa mbeten ende në shqyrtim, ky tashmë është numri më i lartë i regjistruar për votim nga jashtë në një proces zgjedhor në Kosovë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 17 maj, në ora 23:59, është mbyllur periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Gjatë periudhës 6 -17 maj 2026, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë mundur të aplikojnë për regjistrim përmes platformës elektronike: diaspora.kqz-ks.org dhe përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Sipas të dhënave preliminare: Janë pranuar gjithsej 142,803 kërkesa për regjistrim; 109,696 janë aprovuar; 7,325 janë refuzuar; 25,702 mbeten në shqyrtim.

Nga aplikimet e aprovuara: 81,901 votues janë regjistruar për dërgimin e fletëvotimit në kuti postare jashtë Kosovës; 2,855 për dërgimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë; 24,940 janë regjistruar për votim fizik në përfaqësi diplomatike.

Ndërkaq votimi në përfaqësitë diplomatike mbahet më 6 qershor 2026, nga ora 07:00 deri në 19:00 sipas kohës lokale, kurse votimi përmes postës zhvillohet nga 25 maj deri më 6 qershor 2026.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri edhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë…