MEHMET MALAJ ATDHETAR DHE PATRIOT

18 maj 2026 | 23:35


Ismet Sylejmani

Ka njerëz që jetojnë me nder, me burrëri dhe me dashuri të pakufishme për Atdheun, por ka edhe të tillë që me jetën dhe qëndresën e tyre bëhen simbol i pavdekësisë kombëtare!

Njëri ndër ta ishte edhe Axha Mehmet Malaj, Babai i Heroit të Kombit Rexhep Malaj!

Më 18 Maj 1998 pushoi së rrahuri zemra e një plaku të madh shqiptar, zemra e një babai që i dha Kosovës dhe Kombit një nga luftëtarët më të mëdhenj të lirisë, çlirimit dhe Pavarsisë së Kosovës!
Vdekja e plakut atdhetar e patriot Mehmet Malaj, nuk ishte vetëm dhembje familjare, por ishte dhembje e mbarë popullit shqiptar!

Atë ditë Gjilani u mbulua nga heshtja e pikëllimit dhe nga krenaria e një populli që dinte të nderonte burrat e mëdhenj!

Rrugët e qytetit u mbushën me mijëra njerëz që kishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Babait të Heroit të Kombit Rexhep Malaj!

Ishte një varrim madhështor, një varrim që dëshmoi se populli shqiptar nuk i harron ata që sakrifikojnë gjithçka për lirinë dhe idealin kombëtar!

Burri i madh i Atdheut Mehmet Malaj ishte simbol i qëndresës shqiptare!

Ai përjetoi dhimbjen e madhe të rënies së birit të tij, gjigandit Rexhep Malaj, por asnjëherë nuk u thy dhe nuk u dha!

Qëndroi stoik, i papërkulur, krenar dhe i pathyeshëm, ashtu siç i ka hije një babai shqiptar që kishte rritur një Hero të përmasave të mëdha të Kombit!

Koha kur u nda nga jeta ishte ndër periudhat më të lavdishme dhe më të dhimbshme të Kosovës!

Lufta e UÇK-së kishte kishte shpërthyer!
Në Drenicë po luftonin Jasharajt në krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin!

Ndërsa në Dukagjin nga Haradinajt dhe në çdo cep të Kosovës po ndizej fuqishëm flaka e lirisë!

Në atë flakë të madhe liridashëse, edhe varrimi i Axhës Mehmet Malaj u shndërrua në një manifestim të madh kombëtar!

Populli shqiptar e përcolli me lot në sy, por me kokën lartë, me mburrje e krenari!

Sepse po ndahej nga një burrë që jetoi me nder dhe la pas një emër që do të kujtohet gjithmonë me respekt!

Mehmet Malaj nuk ishte vetëm Babai iHeroit të Kombit Rexhep Malaj!

Ai ishte babai simbol i shumë bijve dhe bijave shqiptare që luftuan për liri, çlirim e Pavarësi të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Axha Mehmet Malaj ishte sinonim i burrërisë dhe i dashurisë së pakusht për Atdheun!

Sot, kujtimi për Axhen Mehmet Malaj, mbetet i gjallë në zemrat e shqiptarëve!

Emri i tij do të nderohet gjithmonë me nderim, pranë emrit të Heroit të Kombit Rexhep Malaj dhe të gjithë atyre që i dhanë Kosovës dinjitet, krenari, liri, çlirim e Pavarësi!

Lavdi e përjetshme Axhës Mehmet Malaj!

Prishtinë, 18 Maj 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si ka ndryshuar lufta e Rusisë kundër Ukrainës? A mund…