29-shja e PDK-së, Kaltrinë Lohaj, viziton atelenë e artistes Pranvera Sylejmani, vlerëson punën dhe përkushtimin ndaj artit figurativ
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Kaltrinë Lohaj, me numër 29, ka vizituar sot atelenë e artistes së talentuar Pranvera Sylejmani, duke vlerësuar punën dhe kontributin e saj në promovimin e artit figurativ.
Lohaj theksoi se Pranvera, si piktore me master, po arrin të krijojë vepra të veçanta artistike, ndërsa njëkohësisht po edukon dhe frymëzon të rinjtë përmes kurseve të artit figurativ që zhvillon në atelenë e saj.
Sipas saj, historia e artistes bëhet edhe më frymëzuese për faktin se talentin dhe dashurinë për pikturën e ka trashëguar nga babai i saj dëshmor.

“Artistë të tillë janë pasuri për kulturën dhe shoqërinë tonë dhe meritojnë mbështetje të vazhdueshme”, është shprehur Lohaj.
Kaltrinë Lohaj kandidon për deputete në listën e PDK-së me numër 29.
Postimi i saj:
Kënaqësi të vizitoja sot atelenë e artistes së talentuar Pranverës, e cila po krijon dhe promovon artin figurativ përmes punës dhe përkushtimit të saj.
Si piktore me master, ajo jo vetëm që realizon vepra të veçanta artistike, por edhe edukon e frymëzon të rinjtë përmes kurseve të artit figurativ që zhvillon në atelenë e saj.
Historia e saj bëhet edhe më frymëzuese nga fakti se talentin dhe dashurinë për pikturën e ka trashëguar nga babai i saj dëshmor.
Artistë të tillë janë pasuri për kulturën dhe shoqërinë tonë dhe meritojnë mbështetje të vazhdueshme.




