Emergjencë mjekësore në det, turisti anglez shfaq probleme shëndetësore, ndërhyn Kapiteneria e Durrësit

20 maj 2026 | 08:25

Kapiteneria e Portit të Durrësit ka ndërhyrë me sukses gjatë një operacioni emergjent në det për shpëtimin e një shtetasi anglez, i cili ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në bordin e kroçierës “Marbella Explorer II”.

Sipas informacioneve, rreth orës 23:50, Kapiteneria mori një thirrje për ndihmë nga kroçiera, e cila ndodhej rreth 20 milje larg Durrësit. Anija po lundronte nga Korfuzi drejt Kotorrit, ndërsa në bord ndodhej një pasagjer me simptoma të rënda shëndetësore që kërkonte ndërhyrje urgjente.

Menjëherë pas sinjalizimit, Kapiteneria e Portit të Durrësit udhëzoi kroçierën të afrohej në radë, ndërsa paralelisht u njoftuan autoritetet përkatëse dhe rimorkiatori i Autoritetit Portual Durrës, me qëllim transportimin e të sëmurit drejt tokës dhe dërgimin e tij në spital.

Operacioni u realizua me sukses dhe rreth orës 02:30, shtetasi anglez me inicialet C.P. mbërriti në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veç pesë komuna të rajonit të Pejës, që përfshijnë komunën…