Hargreaves pas takimit me Haradinajn: Pas zgjedhjeve partitë të angazhohen për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit

20 maj 2026 | 11:17

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, pas takimit që kishte dje më kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partitë politike pas zgjedhjeve duhet të angazhohen për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit me kohë.

Për Haradinajn, i cili është në fund të mandatit të tij në krye të partisë që e udhëhoqi me vite, Hargreaves ka thënë se ai ka pasur një rol të rëndësishëm jetën politike të Kosovës.

“Diskutim i mirë dje me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit. Ramush Haradinaj ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës ndër vite, duke kontribuar në zhvillimin demokratik dhe forcimin e institucioneve të vendit. Ndërsa Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, do të jetë e rëndësishme që partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe më pas të bashkëpunojnë për formimin e një qeverie stabile dhe për të siguruar zgjedhjen me kohë të presidentit”, ka shkruar Hargreaves në “Facebook”.

Hargreaves ka thënë se përparimi demokratik i Kosovës varet nga bashkëpunimi, dialogu dhe përkushtimi i përbashkët për të ardhmen e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rodri po shihet si objektivi kryesor i Real Madrid për…