Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik
20 maj 2026
| 22:29
Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami i ka reaguar ministres në detyrë, Donika Gërvalla, e cila tha se “e respekton” mendimin e Fatos Gecit në lidhje me presidentin Hashim Thaçi.
Në një shkrim në Facebook, Behrami ka thënë se dita kur do të lirohen krerët e UÇK-së, do ta shënojë fundin politik të qeverisë në detyrë.
“Asgjë e re. Pa merak Donçe. Njëjtë si Fatosi dhe ju mendon edhe Albin Kurti. Veç ndryshe prej juve dyve, Albini është tux dhe nuk guxon me pranu.
Ju e dini, atë ditë që lirohen krerët e UÇK-së, atë ditë shënon fundin tuaj politik.
E kjo ditë është shumë afër!”, ka shkruar ai.



