Hamilton: NATO i di emrat e atyre që e kanë kryer sulmin në Banjskë
21 maj 2026
| 12:41
Zyrtari i lartë i NATO-s, Kevin Hamilton, ka thënë se Aleanca Veri-Atlantike i di emrat e atyre që e kanë kryer sulmin në Banjskë.
Ai i ka bërë thirrje Serbisë që t’i vendosë para drejtësisë autorët e këtij sulmi duke shtuar se ky është kusht për raportet e Beogradit me NATO-n.
Këto deklarata, zëvendësndihmëssekretari i përgjithshëm për partneritete në NATO i ka bërë gjatë një takim me gazetarët në Prishtinë.
Kjo është vizita e parë e tij në Kosovë.



