Besim Hoxha takohet me Bekim Haxhiun: Miqësia dhe përkushtimi ndaj qytetarëve na bashkojnë
21 maj 2026
| 15:10
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Besim Hoxha, i cili në listën zgjedhore të partisë garon me numrin 77, ka takuar kandidatin tjetër për deputet dhe bashkëpartiakun e tij, Bekim Haxhiu, i cili garon me numrin 109.
Hoxha ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë zhvilluar një bisedë të ngrohtë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, miqësisë dhe përkushtimit ndaj qytetarëve.
“Sot pata kënaqësinë të takohem me mikun tim, Bekim Haxhiu.
Një bisedë shumë e ngrohtë dhe plot motivim për të ardhmen dhe përkushtimin ndaj qytetarëve.
Miqësia, respekti dhe mbështetja reciproke janë vlera që na bashkojnë gjithmonë”, ka shkruar Besim Hoxha në njoftimin e tij.




